Login for faster access to the best deals. Click here if you don't have an account.

Tirane,shes Vile 3 Kateshe luksi 4+1 ,279 m² (TEG)

Dec 3rd, 2023 at 14:41   Real estate   Tirana   242 views Reference: 3005

0.0 star

Location: Tirana

Price: 1 000 000 €


Vila luksoze ne shitje është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth.

Shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë.

Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”,

Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.

Do të ofrojë hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth, orientim shumë të mirë me qëllimin shfrytëzimin maksimal të dritës natyrale, projekt me konstruksion mbajtës betonarme për të përballuar termete deri në 9 ballë, cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim, densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruar, hapësirë parkimi për 2 automjete dhe mundësi për pishinë personale, park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë.

Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, privatësi dhe qetësi. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.

Ofrohet dhe punimet civile deri ne karabina te nje pishine me dimensione gjatesi 9 gjeresi 4 dhe thellesi 3 m. Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.

Vila Individuale në shitje 2 kateshe + bodrum me sipërfaqe totale ndertimi 278.9 m2 + oborr 691 m2, parkim per 2 makina.

Kati nëntokë ofron tualet, ambient Teknik, lavanderi, ambient dite, dhome gjumi dhe verande e mbuluar. Kati përdhe ofron ambient dite, kuzhinë + ambient ngrënie, tualet dhe verandë. Kati parë ofron dhome matrimoniale + garderobë + tualet, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe verandë e mbuluar.

Është parashikuar të mbarojë brenda 2023 Mundësi financimi nga Tirana Bank.

Cmim:1 mln Euro.


Tarife agjensie 1% per bleresin.

Additional Details

Size m2
279
Note: You must be logged in to post a review.